Dinamo shkatërron Luzin

Futboll

Dinamo shkatërron Luzin

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 14:52
Pamje nga ndeshja

Dinamo ka mposhtur KF Luzin me shifrat 6-1 në miqësoren e zhvilluar në fushën e kompleksit të tyre në Arbanë.

Golat u shënuan nga 6 futbollistë të ndryshëm të cilët sfiduan veten e tyre. Bëhet fjalë për Karambën, Bregun, Vilën, Nani, Zabërgjan dhe Qardakun.

Kjo ndeshje u zhvillua në prag të derbit me Tiranën, ku blutë e Ilir Dajës do të kërkojnë tre pikët. 

Me Tiranën mungon Rustem Hoxha dhe Gudiabi për kartonë, kështu që mbetet të shihet se cili do të jetë pozicioni i kapitenit: në mesfushë apo mbrojtje.

Alternativat nuk mungojnë në të dy repartet dhe trajneri Daja duhet të zgjedhë variantin më të përshtatshëm për derbin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat