Haaland i tunduar nga Barça

Futboll

Haaland i tunduar nga Barça

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 14:57
Erling Haaland

Manchester City thuhet se po planifikon për një të ardhme pa Erling Haaland në vitin 2025.

City pritet të pësojë ndryshime të mëdha verën e ardhshme me drejtorin e futbollit Txiki Begiristain që do të largohet në fund të sezonit.

Ekziston gjithashtu kërcënimi i afërt i një vendimit për 115 akuzat e Premier League për shkelje financiare të ngritura ndaj klubit.

Pep Guardiola ende nuk ka rënë dakord për kushtet për një rinovim të kontratës dhe kontratat e disa lojtarëve kyç skadojnë në vitin 2025.

Eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka folur për atë që mund dhe do të bëjë Barcelona në merakton e verës 2025, me Haaland që mbetet një objektiv kryesor për katalanasit.

Largimi i mundshëm i Guardiola-s mund të shkaktojë më shumë largime dhe, sipas Football365, City tashmë ka gati një zëvendësues për Haaland.

Viktor Gyokeres ka shënuar 54 gola në 60 ndeshje që kur u transferua te Sportingu verën e kaluar dhe sulmuesi suedez është në shënjestrën e Citizens.

Megjithatë, situata mund të marrë gjithashtu një kthesë tjetër, nëse Haaland qëndron në Mançester me Barcelona-n që konsideron gjithashtu Gyokeres si një opsion për të forcuar sulmin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat