Mësohet arsyeja pse Aro Muric nuk është titullar ndaj Lituanisë

Futboll

Mësohet arsyeja pse Aro Muric nuk është titullar ndaj Lituanisë

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 15:08
Aro Muric

Kosova do të përballet me Lituaninë me fillim nga ora 15:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tanimë përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar edhe formacionin titullar, ku në portë është prurja e re Amir Saipi para Aro Muric.

Nuk ka të bëjë fare me gjobë, por me një lëndim që portieri numër një i Kosovës e ka pasur.

Gazeta Olle mëson nga burime të afërta me lojtarin që ai nuk ka stërvitur tre ditë në Kosovë pasi ishte i lënduar.

Gjithsesi Aro pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë ndaj Qipros që zhvillohet të martën në ‘Fadil Vokrri’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat