Gjonbalaj pret reflektimin në fushë të amosferës së mirë të ekipit

Futboll

Gjonbalaj pret reflektimin në fushë të amosferës së mirë të ekipit

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 15:12
Malsor Gjonbalaj

Ish-futbollisti, Malsor Gjonbalaj, ka theksuar se para ndeshjes me Lituaninë atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe pret që kjo të reflektohet pozitivisht në fushë.

Kosova dhe Lituania do të përballen sot në kuadër të Nations League. Gjonbalaj ka qenë i ftuar te te RTK për ta komentuar ndeshjen.

"Në aspektin taktik, kur je më i fortë se kundërshtari, duhet ta kesh ndeshjen nën kontroll dhe për këtë duhet të kesh posedimin e topit", ka thënë Gjonbalaj, duke shtuar se Kosova ka cilësi të madhe në krahasim me Lituaninë dhe Qipron.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se asnjë ndeshje nuk është e lehtë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat