Bayerni nuk po interesohet për Alissonin

Futboll

Bayerni nuk po interesohet për Alissonin

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 16:11
Alisson Becker

Kohët e fundit është raportuar se Bayern Munich është duke ndjekur portierin e Liverpoolit, Alisson Becker.

Braziliani shihet si një nga opsionet për të zëvendësuar Manuel Neuer.

Por sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, këto raportime janë të pavërteta.

Ai thotë se Bayern është i gatshëm për të vazhduar kontratën me Neuer deri në vitin 2026.

Pasardhës i gjermanit shihet portieri i cili aktualisht është pjesë e Stuttgartit, Alexander Nubel.

Alisson iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga AS Roma, derisa me skuadrën angleze ka fituar Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat