Cucurella: Ka vetëm një problem

Futboll

Cucurella: Ka vetëm një problem

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 17:07
Cucurella e Palmer

Marc Cucurella ka lavdëruar shumë për Cole Palmer, por këmbëngul se shoku i tij i skuadrës te Chelsea ka një problem që ai nuk mund ta rregullojë.

“Nëse nuk e sheh me uniformën e tij, nuk do të thoje kurrë se ai është një futbollist, por më pas në fushë… ai gjuan dhe nuk duket sikur po  godet fort, por shënon gjithmonë.

“Ai është shumë i ndryshëm. Nuk di si ta shpjegoj: ai është i veçantë. Jemi shumë me fat që e kemi.

“Ne jemi me fat që ai nuk luajti shumë në Euro 2024, sepse hyri në fushë dhe pothuajse na prishi punë në finale.

“Nëse ai vazhdon kështu, do të jetë ndër më të mirët. Nuk ka shumë flokë të mirë, por nëse ky është problemi i tij i vetëm, atëherë ai është në rregull”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat