Trajneri italian provon shijen e fitores te Laçi!
Laçi ka mposhtur 1:0 ekipin e Valbonës në takimin e sotëm miqësor.
Gjithçka mori jetë nga ora 15:00 te Kompleksi Internacional në Pezë.
Ishte goli i Melos në pjesën e parë, që rezultoi dhe vendimtar për fatin e miqësores. Kështu nis me sukses aventura e Françesko Morieros te Laçi.
Kujtojmë se trajneri italian ka marrë drejtimin e skuadrës, pas largimit të Cungut. Ky i fundit nuk ia doli të fitojë asnjë ndeshje në Superiore pas 7 javësh.