Krasniqi: Fitorja ndaj Lituanisë i bën mirë ekipit

Futboll

Krasniqi: Fitorja ndaj Lituanisë i bën mirë ekipit

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 18:00
Trajneri i futbollit, Ramiz Krasniqi

Trajneri i futbollit, Ramiz Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e fitores së Kosovës ndaj Lituanisë për përgatitjen e ekipit për ndeshjen e ardhshme kundër Qipros. 

Kosova ka triumfuar ndaj Lituanisë me rezultat 1-2, duke siguruar tri  në Grupin 2 të Ligës C në Nations League. 

Krasniqi, i ftuar në RTK për të analizuar ndeshjen, ka vlerësuar se pavarësisht se në letër Qipro duket kundërshtar më i dobët, sfida nuk do të jetë e lehtë.

"Fitorja e sotme i bën mirë skuadrës për ndeshjen me Qipron. Pavarësisht se Qipro në letër është kundërshtar më i dobët, ndeshja nuk është e lehtë. Ne duhet të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara", ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat