Batatina: Nuk jam mësuar të humbas, fatin e fitores ja sjella Kosovës

Futboll

Batatina: Nuk jam mësuar të humbas, fatin e fitores ja sjella Kosovës

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 18:38
Tahir Batatina

Pas fitores së madhe të Kosovës 1:2 ndaj Lituanisë, Tahir Batatina nuk e fshehu entuziazmin dhe krenarinë që ndiente për lojtarët dhe ekipin kombëtar.

“Urime për fitoren e Kosovës! Nuk jam mësuar të humbas asnjëherë, dhe siç duket, fatin e fitores ia sjella edhe Kosovës në këtë udhëtim” shtoi trajneri i Llapit.

Ai përmend veçanërisht Ilir Krasniqin, jo vetëm për performancën e tij, por edhe për lidhjen personale që ndan me të, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes mes lojtarëve dhe trajnerëve.

Në fund, Batatina pranoi një dhuratë nga Krasniqi i cili këtë vit u ndau me Llapin, ku është produkt pikërisht i trajnerit llapjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat