Ku gjendet Kosova?

Futboll

Ku gjendet Kosova?

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 18:39
Zhegrova e Rrudhani

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. 

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin B të Ligës së Kombeve, ku pjesë e grupit janë edhe Rumania, Qipro dhe kundërshtari i sotëm Lituania. 

Pas fitores si mysafir në Qipro, kjo ishte fitorja e dytë me radhë, që vjen po ashtu në fushë mysafire. 

Aktualisht Kosova ka 6 pikë, aq as ka edhe Rumania, që ka një ndeshje më pak.  

Rumunët luajnë si msyafir të Qipros në mbrëmjen e sotme. 

Qipro ka 3 pikë, ndërsa Lituania mbetet e fundit pa pikë. 

Kosova ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në Prishtinë, ku pret Qipron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat