Javën e kaluar u duk se ish-trajneri i Rabotniçkit, Goce Sedloski ishte në prag të bëhet strategu i ri i Besë nga Dobërdolli.
Sidoqoftë, përpjekjet e njërit nga pronarët, Zijadin Tahiri për të sjellë Sedloskin kanë dështuar me prishjen e bisedimeve nga ana e këtij të fundit. Në fakt, palët në fjalë ishin marrë vesh për të gjitha detajet, dhe se Sedloski të niste stërvitjen të hënën e kaluar, së bashku me një ndihmës të tij.
Sipas një burimi të Open-TV brenda klubit të KF Besa, ka qenë trajneri Sedloski që ka kërkuar të marrë drejtimin e Besës pas ndeshjes me Vardarin, në raundin e ardhshëm, dicka që nuk i ka pëlqyer Zijadin Tahirit, që më pas të prishet gjithcka që ishte arritur mes tyre.
E në ndërkohë, kryesia e klubit e angazhoi Berat Imerin, trajnerin ambicioz nga Tetova, i cili të premten u prezantua te Besa dhe menjëherë nisi stërvitjen me futbollistët.
Për Imerin pauza në kampionat është e mirëserdhur për tu përshtatur më shumë me ambientin e klubit.