Foda: Fitore me plot meritë

Futboll

Foda: Fitore me plot meritë

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 18:53
Foda

Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan ngushtë 1:2 ndaj Lituanisë në udhëtim, në raundin e tretë në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Skuadra e ka treguar një mentalitet të mirë.

Me meritë e kemi arritur fitore. Është një fitore shumë e rëndësishme dhe me plot meritë, që tregon për mentalitetin që e ka pasur ekipi”, ka thënë Foda pas ndeshjes në konferencë për shtyp.

Me këtë fitore, Kosova tani ka gjashtë pikë, aq sa ka edhe Rumania që prin në grupin 2, por me një ndeshje më pak të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat