Franco Foda: Fokusi zhvendoset në përballjen me Qipron

Futboll

Franco Foda: Fokusi zhvendoset në përballjen me Qipron

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 19:27
Franco Foda - i pari majtas

Kosova ka fituar bindshëm takimin përballë Lituanisë ditën e sotme. Lojtari i ndeshjes është shpallur Edon Zhegrova i vlerësuar maksimalisht për paraqitjen e bërë me notën 8.1.

Golat u shënuan pikërisht nga “ylli” i Lille dhe një gol shumë i bukur nga Krasniqi. Asistuesit e golave ishin Muslija në rastin e Zhegrovës dhe Milot Rashica në golin e dytë. Gjëja që çedoi sot ishte vetëm ajo dalje e keqe e debutuesit, Saipi në rastin e pësimit të golit të lituanezëve.

Franco Foda në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Lituani është shprehur: “Luajtëm shumë mirë dhe kishim shanse për t’a thelluar rezultatin në 3 me 0 pas golit të dytë.

Skuadra tregoi një mentalitet të fortë dhe suksesi i arritur është shumë i rëndësishëm. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen me Qipron.

Nesër kemi një ditë rigjenerimi. Duhet hedhur një sy dhe për të parë se si do të shkojë sfida e Rumanisë. Ndeshjet duhen marrë njëra pas tjetrës.

Ne e kemi ditur që Lituania luan me topa të gjatë dhe i thashë lojtarëve të kenë kujdes topat e dytë. Shfrytëzimi i hapësirave mes reparteve të lituanezëve ishte një gjë e kërkuar në stërvitje. Ishim agresiv, luftonim për çdo top dhe të fokusuar. Më vjen keq që nuk shhënuam golin e 3-të, por fitorja ishte e merituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat