Kombëtarja e Kroacisë ndali tre pikë në stadiumin "Maksimir" në Zagreb.
Kroatët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Skocisë.
Skocezët kaluan në epërsi por nuk iu zgjati shumë dhe vendasit ia dolën që të përmbysin gjithçka në vazhdim të takimit.
Christie në minutën e 33-të shënoi për skocezët dhe Matanoviq në minutën e 36-të e Kramariç në atë të 70-tën për kroatët.
Portugalia kryeson me 6 pikë (një ndeshje më pak) në grupin 1 të Ligës A të Kombeve, duke lënë pas Kroacinë me 6, Poloninë 3 (një ndeshje më pak) dhe Skocinë me 0 pikë.