Kombëtarja kroate triumfon në Zagreb

Futboll

Kombëtarja kroate triumfon në Zagreb

Nga: K.G. Më: 12 tetor 2024 Në ora: 19:53
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kroacisë ndali tre pikë në stadiumin "Maksimir" në Zagreb. 

Kroatët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Skocisë. 

Skocezët kaluan në epërsi por nuk iu zgjati shumë dhe vendasit ia dolën që të përmbysin gjithçka në vazhdim të takimit.

Christie në minutën e 33-të shënoi për skocezët dhe Matanoviq në minutën e 36-të e Kramariç në atë të 70-tën për kroatët.

Portugalia kryeson me 6 pikë (një ndeshje më pak) në grupin 1 të Ligës A të Kombeve, duke lënë pas Kroacinë me 6, Poloninë 3 (një ndeshje më pak) dhe Skocinë me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat