Kapiteni Xhaka standard, Zeqiri nga minuta e 70-të
Zvicra nuk e ka pasur mbrëmjen e saj duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Serbia, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.
Kjo ishte ndeshja e xhiros së tretë të Ligës A të Kombeve.
Dy shqiptarë të Kosovës janë paraqitur në fushë, kapiteni Granit Xhaka nga minuta e parë dhe Andi Zeqiri nga minuta e 70-të por me Zvicrën nuk treguan lojën ashtu siç jemi mësuar ta shohim.
Një atmosferë e turpshme në stadium, ku tifozët brohoritën “Kosovo je Srbije”, duke e provokuar Granit Xhakën.
Ky skandal i madh nga serbët, pritet që të ndëshkohet ashpër nga UEFA.
Përveç brohoritjeve, ka pas edhe flamuj provokues, është shfaqur edhe flamuri serb mbi hartën e Kosovës.
Serbia - Zvicra 2:0
Stadiumi “Duboçica” në Leskovc.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: S. Sozza (Italia):
Shënues: Elvedi (45+1'- autogol), MItroviq (61')..
Kartona të verdhë. Nedelkoviq, Simiq, Samarxhiq - Widme, Elvedin..
Serbia: Rajkoviq, Erakoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, Nedelkoviq (Simiq 74'), Maksimoviq, Grujiq (Joviq (46'), Birmançeviq (Cumiç 88) , Samarxhiq, Llukiq (Zdjellar 54') dhe Mitroviq (Maksimoviq 74').
Zvicra: Kobel, Widmer (Rieder 46'), Akanji, Rodriguez (Garcia 70'), Elvedi, Freuler, Granit Xhaka, Aebischer (Fernandes 70'), Amdouni (Zeqiri 70'), Embolo (Monteiro 86') dhe Ndoye.
Kjo është mendësia serbe, ky është turpi i radhës i tyre.
Embolo në minutën e 32-të nuk u tregua i saktë, i cili nga afërsia ka goditur jashtë portës së djathtë të portierit Rajkoviq.
Në minutën e 45+1, Elvedin shënpoi autogol, 1:0,
Në minutën e 61-të, Mitroviq shënoi nga rreth 15 metra në këndin e majtë të portës së epërme të Zvicrës.
Embolo dështoi nga penalltia në minutln e72-të, goditja e tij në këndin e djathtë të poshtëm është pritur nga portieri Rajkoviq.
Në minutën e 80-të, Elvedin i pafat, goditje tij me kokë shkoi pranë shtyllës së djathtë pingule.
Pas xhiros së tretë në grupin 4, Spanja kryeson me 7 pikë, pasojnë Danimarka me 6, Serbia 4 dhe Zvicra 0 pikë.