Granit Xhaka provokohet në Leskovc, Embolo humb penalltinë! Skandale tjera nga tifozët serbë

Futboll

Granit Xhaka provokohet në Leskovc, Embolo humb penalltinë! Skandale tjera nga tifozët serbë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 tetor 2024 Në ora: 20:05 Përditësuar në ora: 22:36 më 12.10.2024
Granit Xhaka në veprim

Kapiteni Xhaka standard, Zeqiri nga minuta e 70-të

Zvicra nuk e ka pasur mbrëmjen e saj duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Serbia, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin “Duboçica” në Leskovc. 

Kjo ishte ndeshja e xhiros së tretë të Ligës A të Kombeve.

Dy shqiptarë të Kosovës janë paraqitur në fushë, kapiteni Granit Xhaka nga minuta e parë dhe Andi Zeqiri nga minuta e 70-të por me Zvicrën nuk treguan lojën ashtu siç jemi mësuar ta shohim.

Një atmosferë e turpshme në stadium, ku tifozët brohoritën “Kosovo je Srbije”, duke e provokuar Granit Xhakën. 

Ky skandal i madh nga serbët, pritet që të ndëshkohet ashpër nga UEFA.

Përveç brohoritjeve, ka pas edhe flamuj provokues, është shfaqur edhe flamuri serb mbi hartën e Kosovës.

Serbia - Zvicra 2:0

Stadiumi “Duboçica” në Leskovc.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: S. Sozza (Italia):

Shënues: Elvedi (45+1'- autogol), MItroviq (61')..

Kartona të verdhë. Nedelkoviq, Simiq, Samarxhiq - Widme, Elvedin..

Serbia: Rajkoviq, Erakoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, Nedelkoviq (Simiq 74'), Maksimoviq, Grujiq (Joviq (46'), Birmançeviq (Cumiç 88) , Samarxhiq, Llukiq (Zdjellar 54') dhe Mitroviq (Maksimoviq 74').
Zvicra: Kobel, Widmer (Rieder 46'), Akanji, Rodriguez (Garcia  70'), Elvedi, Freuler, Granit Xhaka, Aebischer (Fernandes  70'), Amdouni (Zeqiri 70'), Embolo (Monteiro 86') dhe Ndoye.

Kjo është mendësia serbe, ky është turpi i radhës i tyre. 

Embolo në minutën e 32-të nuk u tregua i saktë, i cili nga afërsia ka goditur jashtë portës së djathtë të portierit Rajkoviq.

Në minutën e 45+1, Elvedin shënpoi autogol, 1:0,

Në minutën e 61-të, Mitroviq shënoi nga rreth 15 metra në këndin e majtë të portës së epërme të Zvicrës.

Embolo dështoi nga penalltia në minutln e72-të, goditja e tij në këndin e djathtë të poshtëm është pritur nga portieri Rajkoviq.

Në minutën e 80-të, Elvedin i pafat, goditje tij me kokë shkoi pranë shtyllës së djathtë pingule.

Pas xhiros së tretë në grupin 4, Spanja kryeson me 7 pikë, pasojnë Danimarka me 6, Serbia 4 dhe Zvicra 0 pikë.

Zvicra pëson dy gola

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit.

85' Zvicra po mundohet.

Serbia - Zvicra 2:0

Stadiumi “Duboçica” në Leskovc.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: S. Sozza (Italia):

Shënues: Elvedi (45+1'- autogol), MItroviq (61')..

Kartona të verdhë. Nedelkoviq, Simiq - Widme, Elvedin..

Serbia: Rajkoviq, Erakoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, Nedelkoviq (Simiq 74'), Maksimoviq, Grujiq (Joviq (46'), Birmançeviq (Cumiç 88) , Samarxhiq, Llukiq (Zdjellar 54') dhe Mitroviq (Maksimoviq 74').
Zvicra: Kobel, Widmer (Rieder 46'), Akanji, Rodriguez (Garcia  70'), Elvedi, Freuler, Granit Xhaka, Aebischer (Fernandes  70'), Amdouni (Zeqiri 70'), Embolo (Monteiro 86') dhe Ndoye.

80', Elvedin i pafat, goditje tij me kokë shkoi pranë shtyllës së djathtë pingule.

78' Pak shpresa për Zvicrën.

74' Zvicra në presion.

72' Embolo dështoi nga penalltia, goditja e tij në këndin e djathtë të poshtëm është pritur nga portieri.

70' Lojë e mirë. Andi Zeqiri futet në lojë.66' Pritet këndellje e Zvicrës.

61' Mitroviq shënoi nga rreth 15 metra në këndin e majtë të portës së epërme të Zvicrës.

60' Zvicra pëson edhe një gol.54' Zvicra po orvatet maksimalisht.

50' Zvicra kërkon golin.

47' Lojë me ritëm.

Ka përfunduar pjesa e parë.

45' Zviceranët pësojnë gol. Elvedin shënoi autogol.42' Zvicra po tregohet më energjike.

40' Zvicra po tregon lojë të sigurtë në mbrojtje.

35' Lojë e mirë.32' dy kombëtaret luajnë me maturi. Embolo pati rast ideal por gjuajti jashtë portës së djathtë.

27' Ndeshje e fortë..

22' Xhaka po dëshmon klasin e tij.

15' Zvicra më agresive.

12' Zvicra po luan për mrekulli.8' Provokime të mëdha, tifozët serbë brohorasin "Kosova është Serbi". 

6' Ndeshje e nivelizuar.

3' Zvicra luaan mirë.

1' Fillon ndeshja.Zvicra del me kapitenin Xhaka në fushën e Serbisë!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Nga minuta e parë për “helvetikët” do të startojë Granit Xhaka.

Zvicra do fitore,

Granit Xhaka nga minuta e parë në Leskovc

Kapiteni i kombëtare së Zvicrës, Granit Xhaka, është në formacionin startues.

Ballafaqimi mes Serbisë dhe Zvcrës luhet sonte në orën 20.45. 

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.

Zvicra kërkon pikë në Leskovc në një stadium që ka kapacitetin 8.000 shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat