FSHF shpjegon situatën e pazakontë me mesfushorin që la grumbullimin e Shqipërisë

Futboll

FSHF shpjegon situatën e pazakontë me mesfushorin që la grumbullimin e Shqipërisë

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 23:03
Adrion Pajaziti

Adrion Pajaziti është larguar sot nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare, pasi nuk mund të aktivizohej në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për shkak pezullimi.

Lajmi i shpërndarë nga FSHF ngriti shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si futbollisti ishte pjesë e grumbullimit vetëm për pak ditë, pa qenë në gjendje të bënte debutimin e tij me kuqezinjtë.

Zyra për shtyp e FSHF sqaron për “Panorama Sport” se pezullimi i tij ka qenë me data të caktuar.

Më saktësisht, për shkak të pezullimit që ai ka marrë me aktivizimin te Shpresat, duke grumbulluar kartonë të verdhë, nuk ishte i gatshëm të luante në ndeshjen e radhës të kuqezinjve të vegjël. Ndeshjet e turit kur hynte në fuqi ky vendim, luheshin në datat 14, 15 dhe 16 tetor.

Kjo ishte arsyeja pse Pajaziti u ul në stol në ndeshjen ndaj Çekisë dhe mund të aktivizohej në atë sfidë, por jo në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, që luhet në datën 14 tetor, kur atij i duhet të shlyejë dënimin e tij. Një situatë e pazakontë, për të cilën FSHF nuk kishte dhënë asnjë shpjegim në momentin kur publikoi listën, apo gjatë ditëve të grumbullimit kuqezi, derisa komunikoi largimin e Pajazitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat