Mediat zvicerane raportojnë për provokimet e serbëve ndaj Xhakës dhe Kosovës

Futboll

Mediat zvicerane raportojnë për provokimet e serbëve ndaj Xhakës dhe Kosovës

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 23:15
Pamje nga ndeshja

Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaqërisht Granit Xhakë!

E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran, Blick.

Qysh në nxemje, Xhaka filloi të vërshëllehej nga tifozët serbë, teksa sa herë merr topin ai, nuk ndalen vërshëllimat.

Himni i Zvicrës u vërshëllye po ashtu nga tifozët serbë.

Vazhdimisht, tifozët po bëjnë thirrje: “Kosova është Serbi” dhe “Kosova, zemra e Serbisë”.

Po ashtu, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb në të dhe me mbishkrimin: Nuk ka dorëzim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat