Dragan Stojkoviq e pret para tunelit dhe e përqafon kapitenin Granit Xhaka

Futboll

Dragan Stojkoviq e pret para tunelit dhe e përqafon kapitenin Granit Xhaka

Nga: K. Goca Më: 13 tetor 2024 Në ora: 01:28
Dragan Stojkoviq dhe Granit Xhaka

Zvicra nuk e ka treguar lojën ashtu siç pritej në përballjen me Serbinë, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 në kuadër të Ligës A të Kombeve.

Ndonjëherë nuk i shkon ekipit siç i ndodhi Zvicrës.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka dhënë maksimumn por kur nuk e do, nuk e do.

“Selektori i Kombëtares së Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq, ka besuar se Granit Xhaka nuk do ta provokojë në Leskovc, siç ka bërë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi dhe Katar, gjë që në fund doli e vërtetë!”, - ka shkruar mediumi serb “Telegraf”.

Dragan Stojkoviq - Piksi e pret para tunelit dhe e ka përqafuar kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën.

“Vetëm që Piksi t’i shtrijë dorën dhe të shkëmbejë disa fjalë me të”, ka shkruar më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat