Stones pas humbjes së Anglisë: Zhgënjyese që përfundoi kështu ndeshja ime e parë si kapiten

Futboll

Stones pas humbjes së Anglisë: Zhgënjyese që përfundoi kështu ndeshja ime e parë si kapiten

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 08:09
Jones Stones

Jones Stones ka zbuluar se ku duhet të përmirësohet Anglia pas humbjes tronditëse 2-1 nga Greqia në Ligën e Kombeve. Me Herri Kejnin e padisponueshëm, ishte një ndeshje historike për Stonsin, pasi ai ishte kapiten i Anglisë për herë të parë.

Sidoqoftë, loja sigurisht që nuk shkoi siç mbrojtësi i Mançester Sitit do të kishte shpresuar, me Anglinë që vuajti për periudha të gjata në “Wembley”, duke mos dalë dot në lojën e saj të zakonshme. Ai pranon se Anglia duhej t’ia njihte meritën Greqisë, por 30-vjeçari mbeti i zhgënjyer me mënyrën se si performuan “Tre Luanët”.

“Në aspektin personal, jam absolutisht i mërzitur. Ishte hera e parë me shiritin në krah dhe morëm një rezultat si ky. Është e vështirë për të shprehur me fjalë që të jem i sinqertë pas çdo emocioni që përjetova një ditë më parë. Ne u përgatitëm siç bëjmë normalisht dhe është turp që ishte në një natë si kjo.

Ne duhet të vlerësojmë Greqinë, sepse nga fillimi na vendosën nën presionin e duhur. Ne e gjetëm të vështirë që të dilnim nga mbrojtja dhe luanim futbollin tonë normal për të thyer linjat. Ata ishin shumë kompaktë, kështu që ishte zhgënjyese nga ne. Ne punuam për këtë. Është diçka qe e dimë si lojtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat