Heroi i Gjeorgjisë në “Air Albania”, lojtari lë në “baltë” skuadrën për ndeshjen e kthimit me Shqipërinë

Futboll

Heroi i Gjeorgjisë në “Air Albania”, lojtari lë në “baltë” skuadrën për ndeshjen e kthimit me Shqipërinë

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 10:16
Xhorxhi Kokorashvili

Xhorxhi Kokorashvili do të mungojë për Gjeorgjinë nesër, më 14 tetor. Sfida me Shqipërinë nis në orën 20:45 dhe vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve.

Mesfushori është pikë kyçe në mesfushën e Gjeorgjisë dhe mbahet mend për golin e fitores në “Air Albania”.

Kokorashvili plotësoi numrin e kartonëve në takimin ndaj Ukrainës, për një faull në minutën e 63-të dhe duhet të shlyejë pezullimin ndaj Shqipërisë.

Kështu trajneri i Gjeorgjisë duhet të bëjë llogaritë pa të, që tri ndeshje i kishte nisur si titullar dhe madje duke shënuar dy herë. Një lajm ky i mirë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe pse Gjeorgjia gjithsesi e ka kontingjentin e pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat