Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me selektorri e Serbisë, Dragan Stojkoviq.
Pas ndeshjes së përfunduar 2 me 0 për Serbinë kundër Zvicrës, kapiteni shqiptar iu drejtua trajnerit serb.
Është vetë trajneri Dragan Stojkoviq, që siç raportojnë mediet serbe ka zbuluar çfarë i tha Granit Xhaka.
“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ato patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dragan Stojkoviq.
Kujtojmë ndërkohë se gjatë ndeshjes atmosfera nuk ishte aspak miqësore.
Koret kundër shqiptarëve nuk munguan gjithë ndeshjen, ndërsa nuk pati incidente në fushë.