Selektori i Serbisë tregon çfarë i tha Granit Xhaka pas humbjes

Futboll

Selektori i Serbisë tregon çfarë i tha Granit Xhaka pas humbjes

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 11:33
Granit Xhaka

Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me selektorri e Serbisë, Dragan Stojkoviq.

Pas ndeshjes së përfunduar 2 me 0 për Serbinë kundër Zvicrës, kapiteni shqiptar iu drejtua trajnerit serb.

Është vetë trajneri Dragan Stojkoviq, që siç raportojnë mediet serbe ka zbuluar çfarë i tha Granit Xhaka.

“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ato patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dragan Stojkoviq.

Kujtojmë ndërkohë se gjatë ndeshjes atmosfera nuk ishte aspak miqësore.

Koret kundër shqiptarëve nuk munguan gjithë ndeshjen, ndërsa nuk pati incidente në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat