Dëmtohen Ismaili dhe lojtari i Superiores

Futboll

Dëmtohen Ismaili dhe lojtari i Superiores

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 11:37
Shqipëria U21

Ysni Ismaili  dhe lojtari i Skënderbeut, Ardit Nikaj, kanë pësuar dëmtime dhe për këtë janë detyruar të lënë grumbullimin te Shpresat. Kështu Alban Bushit i duhet të bëjë pa këto dy lojtarë në ndeshjen e fundit kualifikuese të kuqezinjve për Euro 2025 kundër Armenisë.

Kombëtarja shqiptare U-21 do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Armenisë U-21 

Kuqezinjtë janë stërvitur në “Shtëpinë e Futbollit” dhe trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion për takimin ndaj Armenisë, Ysni Ismailin dhe Ardit Nikajn.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Ismaili do të mungojë për arsye shëndetësore, ndërsa Nikaj ka pësuar një dëmtim në kavilje.

Pjesa tjetër e ekipit gëzon formë të mirë dhe djemtë po përgatiten intensivisht për sfidën ndaj Armenisë.

Ndeshja Shqipëri U21 – Armeni U21 do të luhet të martën, duke filluar nga ora 18:00 dhe hyrja për të gjithë tifozët në stadiumin “Air Albania” do të jetë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat