Ederson zbulon ofertën “e pazakontë”

Futboll

Ederson zbulon ofertën “e pazakontë”

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:05
Ederson e Guardiolla

Ederson ka konfirmuar se ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite këtë verë, por një bisedë me Pep Guardiola-n e bindi atë të qëndrojë te Manchester City.

Portieri brazilian ishte afër një transferimi te Saudi Pro League në verë, me klubet kryesore të kampionatit arab si Al-Ittihad dhe Al-Nassr që janë munduar ta marrin.

Megjithatë, Ederson u bind nga Guardiola të qëndrojë te Manchester City.

Braziliani tha për TNT Sports:

“Mora një ofertë që më bëri të mendoja seriozisht për të ardhmen sepse ishte e pazakontë… Pata biseda të shumta me Guardiola-n, dhe një prej tyre ishte thelbësore.

“Gjërat që më tha ai, garancitë, procesi dhe evoluimi që pata me të… Të gjitha ato më bindën të qëndroja te City”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat