Musiala zgjedh më të mirin

Futboll

Musiala zgjedh më të mirin

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:07
Jamal Musiala

Jamal Musiala ka dhënë mendimin e tij se kush është lojtari më i mirë mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal.

Musiala është vetë një nga lojtarët e rinj me më shumë perspektivë në botën e futbollit. Ai ka luajtur kundër Vini Junior në gjysmëfinalet e Champions League dhe kundër Yamal në çerekfinalet e Euro 2024.

Për shkak të faktit se Vini është 24 vjeç dhe Yamal 17, është e vështirë që dy lojtarët të krahasohen në këtë moment.

Megjithatë, kur u pyet se kush është lojtari më i mirë, gjermani nuk u mendua dy herë.

“Vini”, ka thënë Musiala.

“Po, për momentin. Yamal-it i duhen dhënë edhe disa vite”.

Yamal dhe Vinicius Junior janë të dy pjesë të listës së kandidatëve për Topin e Artë 2024, me fituesin që do të shpallet me 28 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat