"Ylli" gjeorgjian mungon në sfidën e nesërme

Futboll

"Ylli" gjeorgjian mungon në sfidën e nesërme

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:25
Giorgi Kochorashvili , Kvicha Kvaratskhelia dhe Giorgi ?akvetadze

"Ylli" gjeorgjian mungon në sfidën e nesërme.

Kombëtarja shqiptarë do të luajë këtë të hënë në transfertën e vështirë gjeorgjiane, sfidën e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League.

Ndeshja që do të zhvillohet në Tbilisi, do të startojë në orën 18:00.

Një lajm i mirë për Shqipërinë është që kundërshtarëve do t’i mungojë një nga pikat më të forta të ekipit.

Bëhet fjalë për Giorgi Kochorashvili, mesfushori i cili ka plotësuar numrin e kartonëve në sfidën ndaj Ukrainës dhe do të mungojë kundër Kombëtares sonë.

Kujtojmë që Giorgi Kochorashvili është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Vetëm 1 muaj më parë, 25-vjeçari ishte autori i golit në “Air Albania”, në sfidën Shqipëri – Gjeorgji, të cilët tanët e humbën 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat