Ankesat e Mirlind Dakut dhe Nedim Bajramit, a do të reagojë Sylvinho ndaj Gjeorgjisë?

Futboll

Ankesat e Mirlind Dakut dhe Nedim Bajramit, a do të reagojë Sylvinho ndaj Gjeorgjisë?

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:28
Nedim Bajrami

Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami ishin dy lojtarët që u shfaqën para kamerave të pakënaqur pas humbjes me Republikën Çeke. Kjo pakënaqësi vinte jo vetëm prej rezultatin, por edhe prej skemave të Sylvinhos.

Daku tha se pas tij mungonte një numër “10-sh” tipik, i cili mund ta ndihmonte me topat e dytë. Një rol në të cilin luajti Qazim Laçi, por që nuk e bëri ashtu siç duhet.

Të njëjtën gjë tha dhe Nedim Bajrami, me mesfushorin tetovar që u shpreh se Daku ishte i vetëm në majë të sulmit. Bajrami shtoi se nëse ai vetë do të ishte në rolin e “10-shit” dhe jo në krah të majtë, do të kishte ndihmuar më tepër në sulm.

Këto ankesa të bëra nga këta dy lojtarët që janë pikë kyçe për ekipin e çojnë vemendjen te Sylvinho.

Tashmë pritet të shihet nëse tekniku brazilian do të dëgjojë fjalët e lojtarëve dhe kërkesat e tyre, apo do të vazhdojë me skemën e tij, duke preferuar Nedim Bajramin në krahun e majtë të sulmit, duke i qëndruar “besnik” ideve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat