Yakin për Xhakën: Ai e drejtoi lojën

Futboll

Yakin për Xhakën: Ai e drejtoi lojën

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:50
Yakin e Xhaka

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka folur pas humbjes ndaj Serbisë 2:0 në Ligën e Kombeve.

Yakin u shpreh i pakënaqur, teksa tha se Serbia u tregua më e zgjuar se ata.

Tutje, ai foli edhe për paraqitjen e Granit Xhakës.

“Granit ishte i pranishëm si gjithmonë. Ai e drejtoi lojën. Nuk ishte vetëm ai. Luajtëm mirë për 40 minuta. Bëmë një ose dy gabime të pafalshme në mbrojtje, duke lejuar goditje standarde.

Ata po prisnin për këtë. Ishte më e zgjuar nga ana e tyre”, tha Yakin.

Pas tri ndeshjeve, Zvicra nuk e ka asnjë pikë në Ligën A të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat