Skënderbeu përballë Bylisit pa liderin e sulmit

Futboll

Skënderbeu përballë Bylisit pa liderin e sulmit

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:52
Skenderbeu

Skënderbeu do të luajë Bylisit në transfertë sfidën e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muçaj” më 20 tetor, starton në orën 14:00.

Por, korçarët kanë marrë një lajm të keq para këtij dueli. Një “yjet” e ekipit, Ardit Nikaj nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Sulmuesi ka lënë grumbullimin e Kombëtares U21, për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Nuk dihet ende koha që do të marrë rikuperimi i plotë, por është e vështirë që Nikaj të jetë i gatshëm kundër Bylisit.

Në këto kushte, Gvozdenovic duhet të bëjë pa të në Ballsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat