Pulisic ka nevojë për frymëmarrjen: Milan gjen zëvendësin në Premier League

Futboll

Pulisic ka nevojë për frymëmarrjen: Milan gjen zëvendësin në Premier League

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 14:25
Pulisic

Trajneri i kombëtares së Amerikës, Mauricio Pochettino, është ankuar për aktivizimin e tepërt të Christian Pulisic te Milan-i dhe kuqezinjtë duket se po mendojnë të marrin një zëvendës të amerikanit nga Premier League.

Bëhet fjalë për lojtarin e Crystal Palace, Ismaila Sarr.

Një investim i rëndësishëm, por që do të përkthehej në një goditje për Samuel Chukwueze, i cili duket se nuk ka bindur trajnerin Paulo Fonseca.

Qëllimi i Milan-it do të jetë që të shesë në fillim nigerianin dhe më pas të hidhet në sulm për senegalezin, edhe pse operacioni nuk duhet të jetë shumë i kushtueshëm.

Sipas Transfermarkt, çmimi i kartonit të Sarr duhet të jetë rreth 18 milionë euro, por fichajes.net ka shkruar se një marrëveshje mund të arrihet për 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat