Milevski: Respektojmë Armeninë, por ne kërkojmë fitore në Jerevan

Futboll

Milevski: Respektojmë Armeninë, por ne kërkojmë fitore në Jerevan

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 14:35
Trajneri Blagoja Milevski - djathtas

Maqedonia në futboll, me plotë optimizëm e pret sot (18.00) sfidën me Armeninë, njërin nga kundërshtarët kryesor për vendin e parë në grupin e 4-të të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve.

Trajneri Blagoja Milevski, beson se me angazhim të të gjithëve do të mund të arrihet rezultat pozitiv, mirëpo kërkon kujdes dhe respekton kundërshtarin e radhës.

Trajneri Milevski do të ketë më lehtë në përzgjedhjen e ekipit titullar, pasi që do të ketë në dispozicion edhe Zajkovin e Serafimovin, të cilënt munguan në sfidën në Riga, për shkak të kartonave.

“Ndeshjet në mes Maqedonisë dhe Armenisë do të vendosin për vendin e parë në grup dhe ende qëndrojë pas kësaj deklarate. E kemi përcjellë ndeshjen e fundit dhe ata janë futbollistët. Kam mendim të lartë për ekipin Armenisë, individualisht edhe si ekip  dhe maksimalisht përgatitemi për këtë përballje,” tha mes tjerash Blagoja Milevski.

“Duket se secila ndeshje e radhës është që mos të pranojë gol dhe kjo është puna ime kryesore.

Unë punojë me tërë ekipin dhe mendojë se tre ndeshje kemi bashkëpunimin të shkëlqyer me mbrojtjen, ashtu që do të provojë të kem edhe një ndeshje pa pranuar gol. Kjo do të thot shumë punë por besojë se edhe sulmuesit do të përgjigjen, “ tha mes tjerash Stole Dimitrievski.

Kujtojmë se në takimin e fundit, Maqedonia shënoi fitore me 2-0 në Shkup, ndërsa në Jerevan, ishte 5-0 për Maqedoninë, ku Enis Bardhi shënoi tri gola. Përballja Armeni-Maqedoni, do të zhvillohet të dielën në 18.00, në stadiumin kombëtar në Jerevan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat