Mbape përçan Francën

Futboll

Mbape përçan Francën

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 15:18
Mbappe në mes

Mungesa e Kylian Mbappe në ndeshjet e tetorit të Francës nuk ka të bëjë me dëmtimin e lehtë të pësuar pak javë më parë, por thejsht me një vendim  personal të lojtarit.

Sipas “Foot Mercato” 25-vjeçari nuk që të mbingarkojë trupin e tij duke zgjedhur ndeshjet në të cilat do të jetë prezent.

Sulmuesi i Reali mësohet se është takuar me krerët e Federatës Franceze të Futbollit duke i komunikuar se duhet që ta grumbullojnë vetëm në ndeshjet e rëndësishme.

Kjo sjellje e Mbape ka irrituar shumë sportdashësit transalpin, të cilët nuk ndajnë të njëjtin mendim.

Për të përkeqësuar pozicionin e Mbape në sytë e tifozëve të Francës ka “ndihmuar” edhe prania e tij në restoratin “Chez Jolie” në Stokholm të Suedisë pikërisht mbrëmjen kur të besuarit e Deshamps mundën Izraelin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat