Cucurella kujton momentin e frikshëm

Futboll

Cucurella kujton momentin e frikshëm

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 15:21
Marc Cucurella

Mbrojtësi i Chelsea-t, Marc Cucurella, pranoi se “bëri në brekë” pas prekjes së topit me dorë në çerekfinalen e Spanjës ndaj Gjermanisë në Euro 2024.

Arbitri Anthony Taylor nuk i dha Gjermanisë një penallti pasi gjuajtja e Jamal Musiala goditi krahun e Cucurella-s kur rezultati ishte 1-1 në kohën shtesë.

Skuadra e Luis de la Fuente fitoi 2-1 falë goolit të Mikel Merino.

26-vjeçari tha për Gazzetta dello Sport: “Oh nëne, çfarë frike. E bëra në brekë. Pashë gjyqtarin dhe e pashë duke thënë me vendosmëri: ‘Nuk është penallti!’. I thashë vetes ‘Qetësohu’’, por nuk munda ta bëja këtë derisa ndeshja të rifillonte”.

Spanja fitoi Europianin këtë verë, por gjërat mund të kishin shkuar  shumë ndryshe nëse Taylor do të kishte dhënë penallti ose nëse VAR do të kishte ndërhyrë.

Më vonë u vendos nga Komiteti i Arbitrave të UEFA-s se Gjermanisë duhej t’i ishte akorduar një penallti, diçka që ka befasuar Cucurella-n.

“Dhe tani vijnë dhe thonë se ishte penallti. Kush përfiton nga kjo?”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat