Qeqa Krelani pyet Federatën e Futbollit Shqiptar: FSHF, si po iu duket bashkëpunimi me FFS-në?

Futboll

Qeqa Krelani pyet Federatën e Futbollit Shqiptar: FSHF, si po iu duket bashkëpunimi me FFS-në?

Nga: K. G. Më: 13 tetor 2024 Në ora: 15:29
Qeqa Krelan

Moderatorja dhe gazetarja e mirënjohur sportive Qeqa Krelani, është e revoltuar me atë se çfarë ka dëgjuar mbrëmë në stadiumin “Duboçica” në Leskovc dhe me mënyrën se si janë tallur mediat serbe.

Qeqa ka një pyetje për Armand Dukën, presidentin e Federatës së Futbolit Shqiptar, se si po të duket bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Serbisë. 

“’Kosova është Serbi’- edhe mbrëmë në ndeshjen Serbi - Zvicër koret antishqiptare vazhduan gjatë gjithë ndeshjes. 
FSHF si po iu duket bashkëpunimi me FFS-në?

Mediat serbe janë tallë duke përdorë pezhorativ për Zvicrën veç pse luajnë shqiptarët. Në vend të Shfajcarska e quanin Shiptarçka! 

Skandal”, ka shkruar Qeqa në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat