Hysaj i shfrytëzon në mënyrën më të mirë: Stërvitem për Kombëtaren

Futboll

Hysaj i shfrytëzon në mënyrën më të mirë: Stërvitem për Kombëtaren

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 15:44
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është jashtë planeve të Lacios, që nuk e llogarit në listë për ndeshjet. Mbrojtësi gjithsesi ka marrë ftesë te Kombëtarja e Shqipërisë. Për situatën e tij ka dhënë një prononcim të shkurtër në Itali.

Më saktë është “La Gazzeta dello Sport”, për të cilën kapiteni i Kombëtares ndaj Çekisë u shpreh se bën më të mirën në stërvitje. Kështu është dhe gati për Kombëtaren e Shqipërisë.

“Nuk ndjehem keq sepse stërvitem çdo ditë me Lacion, jam pjesë e skuadrës dhe nuk ndjehem aspak jashtë planeve të saj. Thjesht nuk luaj në fundjavë, por kam punuar me veten, bëj vrapimet.

Sigurisht që nuk është e njëjta gjë, por mundohem të bëj më të mirën që mundem për kur unë të shkoj te Kombëtarja”, u shpreh Hysaj.

Sfida e radhës për kuqezinjtë është pikërisht nesër. Kombëtarja luan në transfertën e Gjeorgjisë ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat