Kosova e Dusseldorfit kthehet me tre pikë, gati për derbin e madh ndaj liderit

Futboll

Kosova e Dusseldorfit kthehet me tre pikë, gati për derbin e madh ndaj liderit

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 15:51
Pamje nga një ndeshje

VfL Juchen-Garzweiler kryeson me 26 pikë, duke lënë pas Kosovën e Dusseldorfit me 23 sosh pas javës së 10-të në Landesliga.

Kosova kthehet me tre pikë që peshojnë shumë. 

Kuqezinjtë e mposhtën me rezultat 2:1 VfB Hilden 2.

Në javën e radhls do të zhvillohet derbi i madh mes Kosovës dhe liderit të tabelës VfL Jüchen-Garzweiler.

“Klubi ynë ka arritur një fitore të merituar kundër VfB Hilden 2 me rezultat 1:2, duke vazhduar me sukses rrugën drejt objektivave të sezonit.

Ekipi jonë e nisi ndeshjen fuqishëm, me Max Stellmach që shënoi golin e parë në minutën e 9’, ndërsa Fatlum Ahmeti e vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 45 +3, pak para pushimit të pjesës së parë.

Falënderojmë të gjithë tifozët tanë të mrekullueshëm që na mbështetën pa ndalur gjatë gjithë ndeshjes.

Përkrahja juaj ishte jetike dhe ne jemi krenarë që kemi një grup të tillë besnik tifozësh. Ky sukses i përket edhe juve!”, ka njoftuar FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat