UEFA përzgjedh 11 më të mirët

Futboll

UEFA përzgjedh 11 më të mirët

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 17:23
Formacioni

Është publikuar ditën e sotme formacioni më i mirë i raundit të sapopërfunduar i Nations League.

Në 11-en më të mirë janë përfshirë lojtarë me kombësi të ndryshme, yje të rangut botëror, shokë skuadre, madje ka dhe surpriza.

Gjëja e parë që të bie në sy është përzgjedhja e mbrojtësit çek, Coufal.

Ai luajti mjaft mirë ndaj Kombëtares tonë duke dhënë dhe krosin nga ku erdhi goli i dytë i Chory, që vulosi fitoren 2-0 në Pragë.

''Patëm një rrugëtim të vështirë prej 4 orësh nga Praga'', Sylvihno: Për formacionin ndaj Gjeorgjisë do vendosim nesër

Madrilenët Luka Modriç dhe Jude Bellingham janë gjithashtu pjesë e këtij formacioni.

Mesfushori kroat ishte më i vlerësuari i fitores në Zagreb kundër skocezëve, kurse anglezi edhe pse kontibuoi në ekip muk arriti të shmangte disfatën e “Tre Luanëve” kundër grekëve.

Haaland është “ylli i yjeve” mes 11-të të përcaktuarve nga statistikat.

Norvegjezi shtatlartë është kuotuar me noitën 9.5.

Ka lojtarë nga kombëtare surprizuese si gardiani Lapoukhov nga Biellorusia apo qendërmbrojtësi Lopes i Gjibraltarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat