Kombëtarja zhvillon përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme

Futboll

Kombëtarja zhvillon përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:35
Stërvitja e Kombëtares në Tbilisi

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së nesërme ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi.

Në këtë stadium ka luajtur edhe Partizani kundër Saburtalo, tashmë Iberia 1999 këtë verë për Conference League.

Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

Lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja Gjeorgji – Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League, luhet nesër në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat