Nuk është Alison

Futboll

Nuk është Alison

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:40
Alison

ESPN raporton se spekulimet që lidhin Bayern me portierin e Liverpool, Alison, nuk janë të vërteta. Klubi bavarez po kërkon vërtet për një portier në verën e vitit 2025, por braziliani nuk është në listën.

Alison do të hasë në konkurrencën e Mamardashvilit në sezonin e ardhshëm, i transferuar paraprakisht nga Liverpool, por i lënë në huazim te Valencia.

Planet e Bayern, sipas ESPN, janë të tjera. Në listën e bavarezëve është portieri i Milanit, Maignan, me vlerë rreth 55 mln euro.

I dyti në listë është portieri i Aston Villa, Emiliano Martinez. Ndërkohë, nëse Ter Stegen rikthehet në formë pas dëmtimit në gju (në fund të sezonit), Bayern mund ta ketë si prioritet për shkak se do të jetë titullari i kombëtares gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat