Saliba refuzon Real Madridin

Futboll

Saliba refuzon Real Madridin

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:41
William Saliba

William Saliba i ka dhënë një lajm të keq Real Madridit. Klubi madrilen ka kërkuar të shtojë kontaktet me agjentët dhe familjarët e qendërmbrojtësit, sepse synon ta transferojë në merkaton e verës 2025.

Problemi është se francezi nuk dëshiron të lëvizë. Sipas gazetës britanike “Express”, shtatlarti i Arsenalit ka për qëllim të luajë sa më gjatë në Emirates Stadium, sepse mendon se skuadra londineze ka gjasa për të shkruar historinë në vitet e ardhshme.

Saliba beson shumë te projekti i Arsenalit dhe mendon se brenda këtij viti skuadra do të fitojë titullin.

Sipas tij, gjasat janë që Arsenali të fitojë Champions League brenda tri vitesh dhe kjo nuk është më thjesht një ëndërr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat