Vinicius apo Rodri?

Futboll

Vinicius apo Rodri?

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:42
Vinicius

Dy kandidatët kryesorë për Topin e Artë 2024 janë Vinicius Junior i Real Madrid dhe Rodri i Manchester City. I pari është në avantazh si kampion Europe në Champions League, kurse spanjolli për Kampionatin Europian me “Furinë e kuq”.

Ederson, i cili i ka të dy shokë skuadre, njërin te Brazili dhe tjetrin te Manchester City, ka folur në favor të brazilianit në një intervistë për TNT Sports.

“E mbështes Viniciusin. Padiskutim, e dua shumë edhe Rodrin. Ai që e fiton do të jetë një fitues i merituar, por mendoj se Vini e meriton për gjithçka që ka bërë në Champions League”.

“Gjithsesi, nëse Rodri e fiton, do të isha i lumtur gjithashtu”, ka qenë deklarata e portierit të “Citizens”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat