Bonucci me fjalë të mëdha për Realin

Futboll

Bonucci me fjalë të mëdha për Realin

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:47
Leonardo Bonucci

Mbrojtësi legjendar italian Leonardo Bonucci nuk mund të mendojë për një ekip më të mirë se Real Madridi në dy dekadat e fundit.

“Real Madridi ka qenë skuadra më e fortë në 15-20 vitet e fundit”, tha Bonucci në një intervistë.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar Real Madridin. Ndoshta ekipi më i madhi në botë,” thotë Bonucci.

Bonucci më herët ka rrëfyer për Marca se si për pak nuk ka nënshkruar për Real Madridin në vitin 2017.

“Isha afër. Ishte vera e 2017-ës, pasi na mundën në finalen e Cardiff-it. Negociatat mes agjentit tim dhe Madridit u intensifikuan shumë. Por nuk u mbyllën.

“Ata kërkuan një lojtar më të ri. Ishte një lëvizje e bukur, edhe pse nuk ndodhi”.

“Kam dashuri, respekt dhe admirim për Madridin”, përfundon Bonucci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat