Zlatan Ibrahimoviç ka shqetësuar jo pak ndjekësit

Futboll

Zlatan Ibrahimoviç ka shqetësuar jo pak ndjekësit

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:50
Pamje

Zlatan Ibrahimoviç ka shqetësuar jo pak ndjekësit dhe fansat e tij me postimin e fundit në ‘’Instagram’’.

Ish-sulmuesi dhe tani drejtues i Milanit ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku duket i gjakosur.

Në fotot e publikuara nga vetë Ibrahimovi@ shihet një çarje jo e vogël në kokë, ku ka shumë gjak.

‘’Pjesë e lojës’’ ka shkruar Ibra në postimin e tij ku duket se e ka marrë me sportivitet këtë lëndim.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me saktësi, por Ibrahimoviç njihet për jetën e tij aktive edhe pas tërheqjes nga futbolli dhe një aksident në kohën e tij të lirë nuk përjashtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat