Mourinho nuk kursehet aspak

Futboll

Mourinho nuk kursehet aspak

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:53
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk hezitoi fare kur tregoi se kush është ‘trajneri më i keq’ në histori të Premier Leagues në një konferencë për shtyp.

Mourinho konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të Premier Leagues pasi ka fituar tre tituj si trajner i Chelseat në 2005, 2006 dhe 2015.

Ai gjithashtu pati disa aventura edhe tek Manchester United dhe Tottenham, ndërsa së fundmi është përmendur si një kandidat për të marrë drejtimin e Evertonit.

Tani tek Fenerbahce, Mourinho ka 26 trofe në karrierën e tij si trajner duke përfshirë dy tituj të Ligës së Kampionëve.

Por në vitin 2018, ai nuk u kursye aspak kur tregoi se kush është sipas tij trajneri më i keq në histori të Premier Leagues.

Mourinho e zgjodhi holandezin Frank De Boer i cili asokohe ishte në krye të Crystal Palace ekip të cilin e mori nën udhëheqje në verën e vitit 2017.

Ai premtoi një stil më të bukur të lojës sesa paraaradhësi i tij Sam Allardyce, por humbi katër ndeshjet e para në Premier League dhe më pas u shkarkua.

“Trajneri më i keq në histori të Premier League, Frank De Boer. Kur ai po thoshte se nuk ishte mirë për Marcus Rashford të ketë një trajner si unë, sepse gjëja më e rëndësishme për mua është të fitojë”.

“Nëse ai do të stërvitej nga Frank do të humbiste, sepse ai ka humbur çdo ndeshje”, kishte thënë portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat