Maqedonia me asnjë goditje drejt portës së Armenisë

Futboll

Maqedonia me asnjë goditje drejt portës së Armenisë

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:56
Pamje nga ndeshja

Nuk ka gola dhe nuk ka edhe shumë raste në përballjen, e cila zhvillohet në stadiumin kombëtar në Jerevan, ku përballen Armenia dhe Maqedonia. Në 45 minutat e para, vendasit kishin iniciativ dhe disa tentime, por vetëm një në kuadër të portës së Dimitrievskit.

Maqedonia kaloi e para në epërsi me Serafimovin, mirëpo arbitri kryesor Stjuart Atuell, me konsultim të sistemit VAR, nuk ndryshoi rezultatin dhe tregoi pozitë jashtë loje nga sulmuesit e Maqedonisë.

Rasrtin e pare vendasit e kishin kur Biçakçian dërgoi topin mbi portë. Pak më vonë ishte edhe një aksion i shpejtë i vendasve, por në mnomentin e fundit intervenon Alimi, duke dërguar topin në rrivënie ngha këndi.

Në minuitën e 31-të Armenia prodhoi një kundërsulm të shpejtë, ndërsa Spertsian dërgoi topin mbi portë edhe pse gjuajti brenda zones.  Në 3 minuta para përfundimit të pjesës së pare, tentoi edhe Zellarajan, mirëpo tentimi shkoi mbi portë.

Në minutën 44-të regjistrojmë edhe ytentimin nga distanca prej Bikshaçianit, të cilën pa problem e ndal portieri Dimitrievski. Në kohën shtesë , kanosja më serioze e Armenisë vjen me Miranian, por goditja e tij me kokë, përfundon skaj portës së Maqedonisë.

Në pjesën statistikore, Armenia kishte 58 për qind pronësiin e topit, duke prodhuar 7 goditja dhe vetëm një kuadrantin e Dimitrievskit. Në anën tjetër Maqedonia nuk kishte asnjë tentim serioz drejt portës së vendasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat