Zhegrova reagon

Futboll

Zhegrova reagon

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 19:05
Edon Zhegrova

Pesë gola dhe tre asiste. Ky është bilanci personal i Edon Zhegrovës me kombëtaren e Kosovës.

Pas problemeve me Federatën, mesfushori ofensiv u rikthye në fushë në transfertë kundër Lituanisë. Dardanët fituan 1-2 dhe Zhegrova shënoi një gol të shkëlqyer në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

25-vjeçari duket sërish i lumtur dhe i kënaqur që vesh fanellën e Kosovës.

Pas triumfit, ai ka reaguar me një postim në Instagram, ku u shpreh i gëzuar për golin duek theksuar se është krenar që përfaqëson Kosovën.

“Bravo për ekipin për fitoren e marrë. I lumtur që kam shënuar një tjetër gol dhe krenar që përfaqësoj shtetin tim”, shkruhet në postimin e publikuar nga Zhegrova. Le të zgjasë sa më shumë kjo lidhje emocionale, sepse vetëm gola prodhon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat