Sllovenia ia del në transfertën kazake

Futboll

Sllovenia ia del në transfertën kazake

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 19:07
Pamje nga ndeshja

Mesa duket ngjitja në Ligën A, të UEFA Nations League është objektivi kryesor i sllovenëve.

Të udhëhequr nga “yjet” Jan Oblak e Benjamin Sesko në fushën e blertë, Sllovenia është rikthyer te fitoret në këtë kompeticion, duke fituar me rezultatin minimal 1-0, në transfertën e Kazakistanit.

Goli vetëm i sfidës erdhi nga anësori i mesfushës, Jan Mlakar, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55’-të të pjesës së dytë, pas një pasimi perfekt të Janza.

Falë kësaj fitoreje, Sllovenia është ngjitur në vendin e dytë të Grupit B4, me plot 7 pikë, po aq sa Norvegjia e vendit të parë, me këta të fundit që do të ndeshen në mbrëmjen me Austrinë e cila ndodhet në vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa Kazakistani pozicionohet në fund të këtij grupi, me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat