Tedesco po shpreson

Futboll

Tedesco po shpreson

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 19:15
Domenico Tedesco

Trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco, po shpreson që skuadra e tij t’i japë fund pritjes dyzet e tre vjeçare për një fitore ndaj Francës në një ndeshje garuese.

Dy kombëtaret do të përballen të hënën në Nations League A, Grupi 2, pas ndeshjes në Lyon muajin e kaluar ku Franca fitoi me rezultat 2-0.

Belgjika nuk ka mposhtur Francën në një ndeshje garuese që nga kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 1981. Që atëherë, dy fitoret kanë ndodhur vetëm në ndeshje miqësore, e fundit në vitin 2015.

"A do të na dekurajojnë rezultatet e dobëta ndaj Francës nga e kaluara? Mund të jetë një motivim. Ne mund të shkruajmë histori", ka thënë Tedesco.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga skuadra e tij të jetë e guximshme dhe efikase. "Duhet të jemi të guximshëm kundër Francës. Nuk do të kemi shumë mundësi dhe duhet t’i shfrytëzojmë ato që na paraqiten", ka thënë Tedesco.

Belgjika do të luajë pa yjet kryesorë, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku, të cilët kanë kërkuar të mos përfshihen në këtë grumbullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat